Nuk u grumbullua nga Reja, mbrojtësi pranë Valencias
Ivan Balliu pasi zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Almerias në La Ligën2 spanjolle, por çuditërisht nuk u ftua nga trajneri Reja për 2 sfidat e muajit shtator ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë thjesht me zgjedhje taktike të trajnerit italian, apo ka qenë dëshira e vetë futbollistit për të mos qenë prezent në këto 2 takime, për çështje personale. Mbrojtësi i djathtë 28-vjeçar ka luajtur 32 ndeshje sezonin e kaluar, duke kontribuar me një gol dhe katër asistime.
Së fundmi gazetari Salva Gomis, raporton se klubi i Valencias ka shfaqur interes për Balliun, i cili ka edhe një vit kontratë me Almeria. Klubet duhet të arrijnë një marrëveshje së bashku, për transferimin e shqiptarit në Mestalla.