Nuk zëvendësohet kurrë, ja një nga lojtarët e “preferuar” të Sylvinhos
Sporti E Martë, 19 Nëntor 2024 17:07
Kristjan Asllani është një nga lojtarët më të aktivizuar nga trajneri Sylvinho.
Ai e ka përdorur në 21 ndeshjet që ka qenë nën drejtimin e kombëtares, ndërsa që nga fitorja me Çekinë 3-0 të arritur në vitin e kaluar mesfushori i Kombëtares shqiptare ka luajtur 16 ndeshje radhazi pa u zëvendësuar.
Asllani është një nga futbollistët e preferuar të brazilianit së bashku me Nedim Bajramin, Mario Mitaj dhe Jasir Asani.