Numri 17 dhe 17 milionë euro në sezon, Mane bëhet një nga më të paguarit në botë
Sadio Mane vendosi që të transferohej nga Liverpooli te Bayerni për të nisur një aventurë të re. Senegalezi në fakt do të bëhet një nga lojtarët më të paguar në botë.
Mediet gjermane raportojnë se 30-vjeçari do të fitojë 17 milionë euro në sezon te Bayern, pasi firmosi kontratën deri në 2025-ën. Gjatë kohës që do kalojë te kampionët e Gjermanisë Mane do të grumbullojë plot 51 milionë euro.
Sulmuesi u largua nga Liverpool pas një periudhe 6-vjeçare shumë të suksesshme te “The Reds”, por tashmë e presin sfida të reja. Ai do të mbajë të veshur fanellën me numër 17.