Objektivat e Milanit për 5 vitet e ardhshme
Pas 30 vitesh në krye të Milanit, presidenti Silvio Berlusconi ka sërish të njëjta objektiva: Të rikthejë kuqezinjtë në majën e futbollit italian dhe atij botëror.
Ndaj dhe numri 1 i skuadrës së Milanit nuk vendos limite teksa shprehet për të ardhmen: “Në këto vite, kemi përjetuar së bashku 8 finale të Champions League. Brenda 5 viteve të ardhshme duhet të shkojmë në 10 finale”, ka qenë mesazhi i lëshuar sot nga Silvio Berlusconi, që në fund ka edhe një tjetër për trajnerin actual Sinisa Mihajlovic.
“Të fitosh Kupën e Italisë për të shpëtuar një sezon nuk mjafton. Sinisës i kërkoj të fitojë të gjitha ndeshjet nga sot deri në fund të sezonit”, tha më tej presidenti kuqezi. Për sa i përket situatës aktuale që po kalon skuadra kuqezi, presidenti milanist shton: “Skuadra po rimerr veten. Jemi përforcuar dhe gradualisht disa përmirësime po shihen. Balotelli po rimerr veten nga problemet shëndetësore dhe nëse arrin të evitojë gabimet e së shkuarës, mund të jetë një një përforcim i madh për ne. them se ia vlen të provosh. Po ashtu edhe Boateng, pasi është rikthyer me një dëshirë të madhe për të fituar”, tha Berlusconi, duke mbështetur merkaton e dimrit të kryer nga Galliani.
Po çfarë mund të fitojë Milani këtë sezon? Deri ku mund të arrijnë kuqezinjtë? “Milani i sotëm është shumë larg ëndrrave të mia. Ndfoshta jo dhe aq larg. Unë jam impenjuar në shumë fronte, por tani jam rikthyer në shtëpi. Nuk po punojmë vetëm sot për sot, por po ndërtojmë një ekip për të ardhmen, me lojtarë të rinj dhe për të hapur një cikël të ri”, tha Berlusconi, që është i bindur se do t’ia dalë mbanë të rikthejë Milanin kampion.
“Europa League si Barbara apo Champions si Galliani? Ajo që shoh është se të dy e kanë për zemër Milanin. Barbara arsyeton më shumë si menaxhere, Galliani si tifoz. Të dy kanë të drejtë, por të dy gabojnë. Sot për sot, më i arritëshëm si objektiv është Europa League. Megjithatë, unë gjithnjë i arrij objektivat që i vendos vetes”, tha Berlusconi.
KOHA JONË SONDAZH

