Odegaard vetëm 16 vjeç, Real Madrid blen “sozinë” e Mesit për 3 mln euro

Real Madrid ka arritur njw marrëveshje për të blerë futbollistin 16-vjeçar, Martin Odegaard, nga ekipi i Stromsgodset, në Norvegji. Odegaard pritet të dalë sot në një konferencë për mediat, si lojtari më i ri i Realit të Madridit. Klubi spanjoll nuk ka bërë të ditur mbi të dhënat e marrëveshjes, por mediat raportojnë se janë paguar 3 mln euro për kartonin e tij. Odegaard debutoi me Norvegjinë, që kur ishte 15-vjeç, gjatë gushtit të kaluar, dhe shtoi interesin e mjaft klubeve evropiane. Djaloshi i talentuar besohet se do ta nisë fillimisht karrierën me Real Madrid B, që drejtohet nga legjenda e Francës, Zinedin Zidan. Odegaard u dallua sezonin e kaluar kur u bë edhe lojtari më i ri në moshë që shënon në një ekip të kampionatin norvegjez. Ai shënoi pesë gola dhe dha shtatë asiste në 23 ndeshje që zhvilloi me ekipin norvegjez,  Stromsgodset. Adoleshenti ka nisur të krahasohet me asin e Barcelonës, Lionel Messi, për nga stoli i lojës, pasi luan edhe më të majtën. Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti e përshkroi atë si “një djalosh me talent dhe personalitet,” – çka do të thotë se me këtë investim Real është i sigurtë mbi të ardhmen e tij tek klubi spanjoll.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?