Odise Roshi nuk rinovon me FSV Frankfurt…E pret De Biasi në Itali?

Trajneri Gianni de Biasi e ka përmendur atë disa herë si një lojtar që duhet të luajë në Seria A. Mësohet se për Odise Roshin janë të interesuara disa ekipe, por që nuk e shohin me leverdi çmimin e kartonin, që duhet të paguajnë tek FSV Frankfurt. E ardhmja e Odise Roshit te FSV Frankfurt mbetet në dyshim kur sezonit po i vjen fundit, sepse futbollisti i Kombëtares Shqiptare, siç raportojnë mediat gjermane ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi nuk është i kënaqur nga kushtet e saj. 23-vjecari, i cili në këtë sezon është aktivizuar në 16 ndeshje, duke shënuar 3 gola, ka deklaruar se kërkon një destinacion të ri për të ardhmen. Roshi më parë ka qenë pjesë e Bundesligës me Kolnin, ndaj kërkon një emër më prestigjioz në futbollin gjerman. Kontrata e mesfushorit kuqezi me FSV Frankfurt skadon në përfundim të sezonit. Por mundet që FSV Frankfurt t’i afrojë një kontratë tjetër me kushte më të mira financiare, çka mund t’i prishë mendjen Roshit, i cili ka luajtur deri tani titull dhe ka shënuar gola me rëndësi në radhës e skuadrës së Bundesligës së dytë gjermane, ku aktivizohet edhe shqiptari tjetër, Edmond Kapllani. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?