Ofendoi arbitrin dhe doli me të kuq, vetëm një javë pezullim për Insigne-n

Ndaj Interi la skuadrën me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me karton të kuq për një reagim të ashpër ndaj arbitrit në momentin e akordimit të penalltisë, megjithatë Lorenzo Insigne ka marrë një lajm mjaft të mirë sot nga Gjykata Sportive.

Kjo pasi të gjithë i trembeshin një dënimi shembullor, siç është vepruar shpesh në raste të tilla, ku futbollistët nuk ia kanë hedhur paq pa të paktën 3 javë pezullim, por kapiteni i Napolit është pezulluar vetëm me një javë dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Gennaro Gattuso, që do të ketë kapitenin në dispozicion sërish për ndeshjen e mesjavës së ardhshme, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë këtë fundjavë, pasi ndaj Lazios do të luajë pa treshen Osimhen-Insigne-Mertens, të cilët janë edhe sulmuesit kryesorë të ekipit.

 

SHKARKO APP