FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ofendoi futbollistin shqiptar, UEFA nis hetimin ndaj Arnautovic

Marko Arnautovic i befasoi të gjithë kur pasi realizoi golin e tretë në fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut iu drejtua me ofendime Ezgjan Aliovskit, futbollistit shqiptar.

Sulmuesi i Austrisë pranoi gabimin që kishte bërë dhe kërkoi falje, e cila mesa duket nuk do të kalojë aq lehtë, të paktën nga UEFA. Institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka bërë të ditur se ka nisur një hetim disiplinor ndaj sulmuesit.

“Një inspektor etik dhe i disiplinës është emëruar për të zhvilluar një hetim në lidhje me çështjen në të cilën është përfshirë lojtari”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se i ka dërguar një letër UEFA-s, ku kërkohet dënimi ndaj futbollistit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të ofendimeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Dënojmë shfryrjen nacionaliste që bëri Arnautovic ndaj Alioskit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?