Ofendonte Liverpool, David Coote i digjet karrieria në Premier League

David Coote nuk do të jetë më gjyqtar në Premier League. Kjo vjen pasi ai është parë në një video duke ofenduar Liverpool-in dhe ish-trajnerin e tyre, Jurgen Klopp, i ka kushtuar rëndë 42-vjeçarit. Federata Angleze ka shkarkuar David Coote, pas një hetimi të nisur muajin e kaluar, duke e shpallur atë fajtor.

Organi Përgjegjës për Gjyqtarët në Angli, doli me një deklaratë zyrare, ku njoftoi shkarkimin e Coote, pasi kishte shkelur rëndë kontratën.

“Pas përfundimit të një hetimi të plotë mbi sjelljen e David Coote, punësimi i tij me PGMOL sot është ndërprerë me efekt të menjëhershëm. Është konstatuar se veprimet e David Coote ishin në shkelje të rëndë të kushteve të kontratës së tij të punës dhe pozicioni i tij u konsiderua i paqëndrueshëm”, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP