Ofertat për largim, Kristjan Asllani merr vendimin për sezonin e ri
Kristjan Asllani do të qëndrojë te Interi. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka vendosur të mos ndryshojë skuadër, pavarësisht se në ditën e fundit të merkatos, në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta nga klube si Fiorentina e Sassuolo, që e kanë kërkuar në huazim.
Gjithsesi pas një takimi me menaxherët e tij dhe drejtuesit zikaltër, duket se Asllani ka vendosur të luajë shanset e tij nën urdhrat e Simone Inzaghit, pasi ka refuzuar të gjithë ofertat për huazimin.
Asllani luajti pak sezonin e kaluar dhe këtë vit nuk ka zbritur ende në fushë ende në asnjë prej dy ndeshjeve zyrtare. Mesfushori që mund të largohet nga zikaltrit me ardhjen e Klaasen, është italiani Stefano Sensi.