Olmo: Jemi gati për finalen, nuk i frikësohem askujt!

Spanja dhe Anglia po zhvillojnë përgatitjet e fundit në prag të super përballjes që do të luajnë të dielën.

Sfida ka nisur të nxehet teksa Dani Olmo paralajmëron yllin e britanikëve, Jude Bellingham. Fantazisti i spanjollëve që këtë europian ka shënuar tre gola, theksoi se nuk i frikësohet Bellingham pavarësisht talentit që zotëron anglezi.

“Sigurisht që nuk e kam frikë Bellingham. Ai është një pikë referimi te Anglia dhe ka shumë talent. Është gjithmonë një rrezik, është një lojtar të cilin ne duhet ta mbulojmë mirë. Por, unë e theksoj edhe njëherë se nuk i frikësohem askujt”, u shpreh Olmo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky europian ka rezultuar mjaft pozitiv për Olmon që tashmë është në vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës si Liverpool, Manchester United apo edhe Barcelona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?