Onesa, tifozja 6-vjeçare që befasoi me dhurata sot ekipin e Vllaznisë (VIDEO)
Vllaznia me lojën e bukur, por mbi të gjitha dhe për rezultatet ka bërë për vete jo vetëm tifozët shkodranë, por dhe shumë të tjerë në gjithë Shqipërinë. Forca e grupit dhe trajner Brdaric kanë bërë diferencën këtë sezon.
Së fundmi, një tifoze e vogël, vetëm 6 vjeç i ka bërë një vizitë të veçantë skuadrës së parë duke i dhuruar një libër trajnerit gjerman për historinë e Shkodrës, ndërkohë që futbollistëve u ka dhuruar nga një lule për kënaqësinë që i kanë dhënë deri më tani.
Një veprim i bukur që demonstron për mënyrën se si futbolli ndikon në jetën shoqërore të një qyteti si Shkodra, që është konsideruar si djepi i futbollit në vendin tonë.
Postimi i klubit kuqeblu
➡️ SURPRIZA E BUKUR E ONESËS…
Onesa 6 vjeçare i ka bërë një surprizë të bukur sot ekipit të Vllaznisë. Ajo i ka dhuruar trajnerit Thomas Brdariç një libër në lidhje me historinë e Shkodrës në shenjë respekti për punën që po bën për këtë skuadër.
U ka dhuruar të gjithë futbollistëve nga një lule për kënaqësinë që po i jep asaj por edhe gjithë Shkodrës.
Bravo Onesa Nikshiqi, tifozja e vogël kuqeblu! 🔴🔵