Openda 44 dhe Zhegrova 15, Juventusi a ka dështuar sërish në merkato?!

Tek Juventusi duket se gjithçka ka ndryshuar këtë verë, që nga ardhja e Damien Comolli si drejtor i përgjithshëm dhe së shpejti administrator i deleguar,por mallkimi i blerjeve të shtrenjta vazhdon ta ndjekë “Zonjën e Vjetër”. Klubi bardhezi ende nuk e ka rinovuar kontratën e Kenan Yildiz, ylli turk i adhurueshëm nga tifozët dhe i kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës, me Chelsean në krye të listës. Megjithatë, Juventusi është tashmë i detyruar t’i paguajë 44 milionë euro Leipzigut për Loïs Openda, një investim që deri më tani nuk po sjell frytet e pritura.

Openda nën akuzë: shumë zhurmë, pak gola

Sulmuesi belg, 25 vjeç, ka qenë simboli i një merkatoje që nuk ka ndezur as tifozët, as trajnerin Igor Tudor. Ky i fundit do të kishte preferuar rikthimin e Randal Kolo Muani, që përfundoi te Tottenham pas tratativave të gjata verore mes Juves dhe PSG-së. Openda ka qenë titullar vetëm dy herë (kundër Atalantës dhe Borussia Dortmundit), duke grumbulluar 204 minuta në total, pa asnjë gol të shënuar. Madje, ai nuk ka realizuar prej më shumë se gjashtë muajsh, duke përfshirë edhe ndeshjet me kombëtaren belge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në humbjen ndaj Comos, belgu nuk u aktivizua fare, një sinjal i qartë për rënien e tij në hierarkinë e skuadrës. “Trajneri i Comos i ka zgjedhur vetë lojtarët, një gjë e bukur kjo …”, ishte komenti ironik i Tudor pas ndeshjes, një shigjetë që ka shkaktuar polemika edhe në Continassa. Megjithatë, për Tudor, gjithçka mund të ndryshojë shpejt: trajneri po mendon t’i japë Opendas një mundësi për t’u rilindur në Bernabeu kundër Real Madridit. Një gol aty mund të ishte fillimi i rikthimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jonathan David kërkon kthesën

Në një situatë të ngjashme gjendet edhe Jonathan David, i cili ka qenë blerja e parë e epokës Comolli. Kanadezi, që erdhi si lojtar i lirë nga Lille, përfiton 6 milionë euro në sezon, paga e dytë më e lartë në skuadër pas Vlahovic (12 milionë).

David shënoi në debutimin e tij në Serie A ndaj Parmës, por më pas humbi ritmin për shkak të rotacioneve të vazhdueshme me Vlahovic dhe Openda. Kjo e ka bërë të humbasë vetëbesimin: gabimet e fundit ndaj Villarrealit dhe Milanit janë simptomat e një lojtari që ende nuk ka gjetur qetësinë. Në total, ai numëron 8 ndeshje, 478 minuta, një gol dhe një asist mes kampionatit dhe Champions-it, shumë më pak se standardet e tij të zakonshme.

Edon Zhegrova, mes talentit dhe dyshimeve fizike

Ndërkohë, te Juventus ka mbërritur edhe Edon Zhegrova, ish-lojtari i Lille. Për kosovarin 25-vjeçar, Comolli ka investuar 14.3 milionë euro, duke përfituar nga marrëdhëniet e mira me klubin francez dhe nga kontrata e shkurtër e lojtarit, duke i marrë përpara Marseille-s.

Megjithëse talenti i Zhegrova-s nuk vihet në dyshim, problemet fizike mbeten shqetësuese. Ai ka luajtur vetëm 3 ndeshje, gjithsej 36 minuta, përpara se të pësonte një tjetër dëmtim me kombëtaren e Kosovës. Tani është rikthyer në stërvitje, dhe Tudor shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e Champions League në Madrid.

João Mário dhe Costa: rrugë të kryqëzuara

Në merkaton verore, Juventusi mori nga Porto mbrojtësin João Mário, ndërsa Alberto Costa bëri rrugën e kundërt. Ironikisht, Costa u bë titullar te Tudor gjatë Botërorit për Klube, ndërsa João Mário ka qenë në formacion vetëm tri herë deri tani, aq sa trajneri është detyruar të përshtasë Pierre Kalulu si mbrojtës krahu.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?