Operohet me sukses Van Dijk, nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë

Virgil Van Dijk kalon me sukses operacionin në gju pas dëmtimit të rëndë që pësoi në derbin ndaj Everton pas një përplasjeje me portierin Pickford në të cilën këputi ligamentin.

Kjo situatë i kushtoi shumë njërit prej mbrojtësit më të mirë në botë, i cili me siguri ka mbyllur këtë sezon futbollistik, ose në rastin më të mirë, mund t’ia dalë të rikthehet vetëm në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Rikuperim të cilin Van Dijk do ta nisë menjëherë, duke qenë gjithë kohën nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit të Liverpool. Ende nuk dihet një datë e saktë se kur 29-vjeçari mund të zbresë sërish në fushën e lojës.

SHKARKO APP