“Opta” parashikon për fituesin e Seria A dhe katër ekipet që shkojnë në Champions

Serie A e këtij sezoni nuk ka shumë dilema deri në fundin e sezonit. Inter ka krijuar një hendek të madh me ndjekësit duke bërë që çështja titull tashmë të jetë çështje matematikore.

Nuk ka shumë dilema edhe në lidhje me ekipet që do të luajnë në Evropë, mbi të gjithë në Champions League, por për të shuar kuriozitetin e tifozëve ka menduar OPTA, faqja e specializuar për statistikat në futboll, e cila me anë të një algoritmi, nga këtu e deri në fund të sezonit, ka sjell një përfundim logjik të Serie A duke iu referuar gjithnjë statistikave.

Sigurisht që futbolli nuk është një shkencë ekzakte, nga këtu e deri në përfundim të sezonit, mund të ndodhin shumë gjëra, por për OPTA-n nuk ka asnjë dyshim, fitues i Serie A do të jetë Inter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e dytë do të jetë Juventus, para “Zonja e Vjetër” do të arrijë të mbajnë pozicionin aktual, ashtu si edhe Milan. Surprizë është vendi i katërt, me Bologna-n që do të mbetet jashtë Champions League, pasi sipas OPTA-s në vendin e katërt do ta mbyll Atalanta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?