Organet e Justin Wilson u dhurohen 6 personave, si gjest human

Persona të sëmurë do të marrin organet e pilotit britanik Justin Willson, i cili humbi jetën pas një aksidenti fatal në garat e IndiCar në Pensilvani. Vëllai i 37-vjeçarit, Stefan Willson, në një postim në Twitter theksonte se Justin ka shpëtuar 6 jetë njerëzish që ishin në pritje të një dhuruesi për t’u nënshtruar transplanteve të organeve të ndryshme.

Willson qëndroi për 24 orë në koma pas goditjes që mori në kokë nga një pjesë e shkëputur nga makina e Sage Karam, i cili u përplas dhunshëm në murin mbrojtës.

I pafat piloti britanik, pas goditjes në kokë, humbi kontrollin e makinës së tij për të përfunduar në pjesët anësore të pistës. Edhe pse u shtrua me urgjencë në spital, ai humbi jetën nga plagët e marra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Justin Wilson që nga viti 2008 ka marrë pjesë në garat e IndiCar, ndërsa në vitin 2003 ka qenë pilot i Minardit në Formula 1, ku ka garuar në 16 çmime të mëdha, por pa lënë gjurmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?