Organizoi festa me modele në hotelin lukzos, Ronaldinho sërish në telashe
Ronaldinho u arrestua 6 muaj më parë në Asuncion të Paraguait, bashkë me të vëllanë dhe menaxherin e tij, pasi tentuan të futen në vendin e Amerikës Latine me dokumente false.
Pas një muaji qëndrim në burg, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit pagoi 1.6 milionë euro për ndërrimin e masës në arrest shtëpie dhe u vendos të qëndrojë në një hotel luksoz në kryeqytetin e Paraguait.
Gjithsesi ai ka përfunduar sërish në telashe, pasi gjatë kësaj kohe akuzohet se ka organizuar festa të ndryshme me modele të njohura në hotel, diçka tërësisht e ndaluar kur je i dënuar me arrest shtëpie.