Organizoi festë me 500 persona, Neymar përfundon në telashe

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga Vitin e Ri, Neymar tashmë është në telashe. Sulmuesi i PSG, i cili është duke u rikuperuar nga dëmtimi në shtëpinë e tij në Magaratiba në Brazil, organizoi një mega parti duke ftuar 500 njerëz për natën e 31 Dhjetorit.

“O Globo” raporton se braziliani organizoi në një disko një mbrëmje festive ku nuk u lejua as celularët. Në gjithë botën, ka pasur masa të shumta për koronavirusin, teksa kujtojmë që Brazili është vendi i tretë më e më shumë infektime në gjithë botën.

Klubi i PSG pritet ta dënojë me një gjobë të majme, ndërkohë që nuk përjashtohet as një masë nga autoritet vendase për këtë festë. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP