Orges Shehi shpallet trajneri më i mirë i muajit prill në “Abissnet Superiore”

Orges Shehi është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit prill në kampionatin “Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF.

Tekniku i Tiranës regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.

Çmimi “Trajneri i Muajit” iu dorëzua Orges Shehit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga Drejtori Teknik i FSHF, Abdyl Kuriu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për këtë vlerësim, duke theksuar se merita kryesore u takon lojtarëve për angazhimin dhe punën e tyre në fushë, që kanë bërë të mundur arritjen e rezultateve pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo vlerësim të bën të ndihesh krenar dhe ky çmim është për punën e të gjithë muajit dhe, pavarësisht se e marr unë, i takon djemve që derdhin djersën në fushë dhe kanë bërë maksimumin e tyre që unë të marr këtë çmim individual, por merita është e tyre.

Unë mendoj që ky është një çmim simbolik, nuk është se na jep një motivim më të madh. Nuk është hera e parë që çdo trajner merr, pas një muaji, çmim edhe për shkak të rezultateve, por e rëndësishme është që të vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur, aq më tepër në këtë fazë delikate të sezonit dhe shpresoj të marrim më të mirën”,  tha trajneri i Tiranë, Orges Shehi.

Orges Shehi shpallet trajneri më i mirë i muajit prill në “Abissnet Superiore"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?