Orsato jashtë listës për të gjykuar finalen e “Euro 2024”, zbulohen 3 abitrat që janë kandidatë
Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024, duket se ka qenë e fundit në karrierë për arbitrin Daniele Orsato, me italianin, i cili ishte fillimisht mes kandidatëve për të gjykuar finalen e datës 14 korrik, por tashmë UEFA nuk e ka më në plane 48-vjeçarin.
Orsato është kthyer në Itali teksa i jep kështu fund një karriere 18-vjeçare dhe pas largimit të tij, protagonisti kryesor për të gjykuar finalen e Euro 2024 është shndërruar Marciniak.
Dy opsione të tjera për UEFA-n në lidhje me finalen e Evropianit janë edhe Michel Oliver, por anglezi mund të penalizohet nëse Anglia shkon në finale, ashtu si edhe François Letexier, që në rast se Franca mbërrin në finale, nuk do të mund të arbitronte në Berlin.