Osasuna shtang Real Madridin me një gol në “frymën e fundit”

Në javën e 25-të të La Liga, Osasuna arriti një fitore surprizuese 2-1 ndaj Real Madrid në stadiumin El Sadar Stadium. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen në pjesën e parë. Në minutën e 38-të, Ante Budimir realizoi golin e avantazhit për Osasunën nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Reali tentoi të riorganizojë lojën dhe të barazojë shifrat, me Viniciusin që u bë rrezik real për portën e vendasve, duke humbur dy raste të pastra. Megjithatë, në minutën e 72-të, Vinicius arriti të barazojë rezultatin pas një krosimi të bukur nga Valverde.

Sfida u bë më dramatike në minutat e fundit, kur Kylian Mbappé humbi një rast të pastër për Realin, ndërkohë që Raúl García shënoi golin vendimtar për Osasunën në minutën e 90-të, i konfirmuar pas konsultimit me teknologjinë VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Osasuna ngjitet në vendin e nëntë me 33 pikë, ndërsa Real Madrid mbetet kryesuese me 60 pikë, përkohësisht në krye të tabelës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?