Osimhen bën gati “valixhet” nga Napoli: Në fund të sezonit ju bëj me dije vendimin tim

Victor Osimhen me shumë mundësi po zhvillon sezonin e fundit te skuadra e Napolit. Në një deklaratë të dhënë së fundmi nga grumbullimi që ndodhet me Kombëtaren, ai ka lënë të kuptohet se do të largohet nga kampionët e Italisë gjatë verës.

“E kam marrë tashmë një vendim, e kam vendosur se cili do të jetë hapi im i radhës në përfundim të këtij sezoni. I kam të qarta idetë, planin tim. Mendoj se 60% e personave me lidhin me një transferim në Premier League.

Po, mendoj se kampionati anglez është një nga kampionatet më të forta në botë. Tani dua të përfundoj sezonin me Napolin më pas do të bëj publike vendimin që kam marrë”, u shpreh Osimhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalët e Osimhen lënë pak vend për koment, pavarësisht se sulmuesi sapo rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?