FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Osmani tërhiqet nga futbolli i luajtur, ka falënderime për të gjithë

Tefik Osmani tërhiqet nga futbolli i luajtur. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë mbrojtësit në rrjetet sociale, ku ka shumë falënderime për ish-trajnerë, president dhe shokë me të cilët ka luajtur. Një karrierë e gjatë, që sipas tij nisi që 8 vjeç, me dashurinë për futbollin, kur babai e çoi me biçikletë te stadiumi i Skënderbeut, deri te mbyllja si kampion me Tiranën, sezonin e kaluar.

“Si çdo femije i vogel, edhe une kam patur enderr qe te luaja futboll, por kete dite nuk e kisha enderruar kurre… Mbaj mend shume gjera, por momenti me i bukur eshte kur babai im me ka çuar me biçiklete te stadiumi i Skenderbeut, kur isha vetem 8 vjeç. Nga ketu filllojne endrrat e mia, kur luajta me Skenderbeun, Bylis, Tomorri, Elbasani, Metalurg Zaporozhe, Partizani, Tirana, Teuta, Vllaznia.

Emocion i madh ka qene kur vesha fanellen e kombetares U-15, U-17, U-19, U-21 dhe A te Shqiperise. Dua te falenderoj te gjithe tranjeret qe me kane stervitur dhe edukuar. Dua te falenderoj te gjithe lojtaret me te cilet kam luajtur. Dua te falenderoj te gjithe presidentet. Ne fund falenderoj te gjithe tifozat, si ata qe me kane perkrahur, por edhe ata kundershtare. Pa ju kjo loje nuk do ishte kaq e bukur dhe me emocion. FALEMINDERIT NGA TEFIK OSMANI”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?