Ottolini zyrtarisht te Juventusi, është njeriu i ri i merkatos
Njoftohet zyrtarisht se Marco Ottolini është emëruar drejtor sportiv i ri i Juventusit, duke filluar nga 1 janari 2026. Ai do t’i raportojë drejtorit ekzekutiv Damien Comolli dhe do të bashkëpunojë ngushtë me përgjegjësin e strategjive të klubit, Giorgio Chiellini, drejtorin teknik François Modesto dhe trajnerin Luciano Spalletti.
Për Ottolinin, ky është një rikthim në klubin bardhezi, pasi ai ka shërbyer më parë te Juventusi mes viteve 2018 dhe 2021. Gjatë asaj periudhe, ai fillimisht ishte skaut dhe më pas përgjegjës për lojtarët e huazuar dhe projektin “Club 15”.
Detyrat e reja të drejtuesit përfshijnë ndarjen e strategjive për merkaton e janarit, si dhe harmonizimin e aktiviteteve të sektorit të të rinjve me ato të ekipit të parë. Kjo synon të rivendosë shpejt një funksion të vazhdimësisë midis zonave të ndryshme brenda klubit.
Zgjedhja e Ottolinit u bazua në njohurinë e tij të thellë për botën e Juventusit dhe përvojën me rrugën e përgatitjes së ekipit të parë, të cilën klubi e ka konsoliduar vitet e fundit falë projektit “Next Gen”. Ai ishte një nga krijuesit e këtij projekti, së bashku me Matteo Tognozzi dhe Claudio Chiellini, nën drejtimin e Federico Cherubini.
KOHA JONË SONDAZH

