Ozil: Emery më “burgosi”, të gjithë e dimë se çfarë kërkon Mikel Arteta

Fantazisti i Arsenalit, Mesut Ozil, ka folur për mediet britanike sa i takon sezonit të deritanishëm të “Topçinjve”, por dhe paraqitjeve të tij personale. Gjithashtu, mesfushori gjerman ka folur për objektivat personalë që ka, marrëdhënien me Mikel Artetën dhe me ish-trajnerin, Unai Emery.

“Gjëja që unë mund të bëj është të jap gjithçka për ekipin, për veten time, të jetë i suksesshëm dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ajo që di, është se do të jap gjithçka për këtë klub, për shokët e mi të skuadrës.

Kemi pasur një sezon të vështirë, por duam të fitojmë përsëri ndeshje, të marrim pikë, që ndoshta të jemi në katër të parët në fund të sezonit. Qëllimi ynë është të jemi në Ligën e Kampionëve. Këtë vit kemi pasur periudha të vështira, por mendoj se jemi në një rrugë të mirë.

Arteta? Ne luajtëm së bashku nën urdhrat e Arsene Ëenger. Ai sapo ka ardhur këtu, por të gjithë e dinë atë që dëshiron. Qëllimi ynë, apo qëllimi im, është të jap gjithçka në fushë për të ndihmuar ekipin, dhe unë mendoj se trajneri e sheh atë, sepse unë jam duke luajtur rregullisht titullar.

Qëllimi im personal ishte gjithmonë të qëndroja i gatshëm dhe të ndihmoja ekipin. Ky është qëllimi im edhe këtë sezon. Sigurisht, kam pasur një kohë të vështirë nën urdhrat e Unai Emery, kështu që nuk luaja. Tani për tani, jam i lumtur, unë jam duke luajtur rregullisht”, përfundoi Ozil.

SHKARKO APP