Pagoi një “mal” me para, Ronaldinho del nga burgu dhe vendoset në arrest shtëpie
Ylli i futbollit brazilian Ronaldinho është liruar nga burgu në Paraguaj dhe tashmë ndodhet në arrest shtëpie.
Sëbashku me të vëllanë, ata u arrestuan më 6 mars pasi hynë në vend me pasaporta të falsifikuara.
Pavarësisht akuzave, të dy vëllezërit mohojnë të kenë kryer ndonjë vepër penale.
Ronaldinho kishte hyrë në Paraguaj që të promovonte një libër dhe si pjesë e një organizate për fëmijët në nevojë.
Ata paguan nga 800 mijë dollarë secili për tu larguar nga qelitë, edhe si pasojë e frikës së përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Deri më tani në vend numërohen 115 të infektuar dhe 5 viktima.