E padëgjuar, portieri në Rusi goditet nga rrufeja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Rusi. Një futbollist Ivan Zaborovskiy, gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij, Znamya Truda, është goditur nga rrufeja dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Vetë klubi rus, njofton se portieri i tretë i skuadrës është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe se shpresojnë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt.

Kjo ishte ajo çka u raportua një ditë më parë, ndërkohë që ditën e sotme është publikuar një video dhe shikohet momenti që rrufeja e ka goditur 16-vjeçarin, i cili është në gjendje kome.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë i kanë shprehur mbështetjen dhe përkrahjen familjes dhe shpresojnë që kjo ngjarje e rëndë të mbyllet me një fund të lumtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?