Pamjet që nuk donim t’i shihnim, kuqezinjtë bëjnë gati valixhet

PER TE PARE VIDEON KETU

Besuam shumë tek një kualifikim dhe ajo që në fillim dukej e pamundur, për pak sa nuk u realizua. Hungaria na dha tre herë shpresë, shpresë që u vra fillimisht nga Nani e më pas dy herë nga Ronaldo.

Hungaria dhe Portugalia barazuan 3-3 në një ndeshje më shumë dramatike për shqiptarët sesa vetë hungarezët e kualifikuar, apo portugezët që nuk mund të toleronin humbjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se jo vetëm tifozët po shpresonin shumë në një kualifikim, por edhe vetë kombëtarja, e cila ishte përgatitur. Fanelat kishin shkuar në hotelin ku po qëndronin lojtarët, ndërsa stafi po bëhej gati të stamponte edhe numrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, fati në ktheu shpinën dhe tashmë fanelat dhe lojtarët do të kthehen nesër (e enjte) në Tiranë. Siç duket edhe në video, tashmë valixhet po bëhen gati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?