Paniku natën e Champions – Në kërkim djali me çantë në sheshin e Torinos, u plagosën 200 vetë

“Plot 1527 persona kanë pasur nevojë për kurim mjekësor, 10 të plagosur janë në gjëndje kritike e 3 prej tyre në gjëndje komë farmaceutike, mes të cilëve dhe një vogëlush 7 vjeçar me origjinë kineze”, ky është bilanci i strukturave shëndetësore në qytetin e Torinos, dy ditë pas ngjarjes në sheshin San Marco ku rreth 20 mijë tifozë po ndiqnin në ekran të madh ndeshjen e fuutbollit Real Madrid-Juventus.

Prokuroria e qytetit të Torinos ka nisur një hetim mbi ç’ka ka ngjarë atë natë e me një deklaratë zyrtare informon se aksidenti i provokuar në sheshin San Marco është shkaktuar “nga turma e përfshirë nga paniku e nga psikoza e atentateve terroriste të provokuara nga shkaqe ende nën hetim nga autoritetet italiane.”

Investiguesit italianë po hetojnë në mënyrë të veçantë ndaj një djali që me çantë në kurriz e me gjoks të zhveshur shfaqet në një nga videot e sekuestruara nga policia nga telekamerat e sigurisë në sheshin San Marco.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video i riu ngre duart lart duke kërkuar të qetësoj turmën e cila distancohet nga ai duke krijuar një hapësirë boshe përreth. Policia italiane ka marrë në pyetje 2 miqtë e tij të cilët kanë dëshmuar se atë natë të 3 ishin në gjëndje të pirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka ndodhi pas golit të 3 të Real Madridit ku për shkaqe ende të paidentifikuara  20 mijë tifozët që po ndiqnin ndeshjen në sheshin San Marco janë përfshirë nga paniku i një sulmi terrorist e duke kërkuar rrugën e shpëtimit janë rrëzuar, përplasur, shkelur e plagosur njëri-tjetrin.

Kryeprokurori i Torinos Armando Spataro për mediat italiane ka deklaruar se ” organet  drejtësisë po përpiqem të ndërtojmë dinamikën e vërtetë të fakteve me anë të deklaratave të dëshmitarëve, analizës së filmimeve si dhe relacioneve të nënshkruara nga forcat e rendit që atë natë ishin të pranishëm në shesh.”

Torino, caccia al ragazzo con lo zaino

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?