Pankinat në Europë/ Nottingham rekord me 3 trajner deri tani, Seria A rekord unik

Nottingham Forest ka zyrtarizuar Sean Dyche si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu të tretin ndryshim në stolin e klubit këtë sezon. Para tij, drejtimin e “Tricky Trees” e kishin pasur Nuno Espirito Santo dhe Ange Postecoglou, i cili qëndroi në detyrë vetëm 39 ditë, duke zhvilluar 8 ndeshje pa asnjë fitore,një rekord negativ në historinë e klubit.

Premier League është aktualisht kampionati me më shumë ndërrime trajnerësh, plot tre deri më tani. Një rast interesant është ai i Nuno Espirito Santo, i cili figuron njëkohësisht si trajner i shkarkuar nga Nottingham Forest dhe trajner i ri i West Ham United.

Ndërkohë, në Bundesligë ka pasur disa lëvizje të befasishme. Erik ten Hag është shkarkuar nga Bayer Leverkusen pas vetëm dy javësh kampionat, duke u zëvendësuar nga Kasper Hjulmand më 8 shtator. Po ashtu, Gerardo Seoane ka humbur vendin e punës te Borussia Mönchengladbach, me Eugen Polanski që e ka marrë drejtimin përkohësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ligue 1, Adi Hütter është shkarkuar nga Monaco më 9 tetor, pavarësisht se kishte siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Në vend të tij është emëruar Sébastien Pocognoli, trajneri që sezonin e kaluar udhëhoqi Union Saint-Gilloise drejt titullit kampion pas 90 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në La Liga, surpriza vjen nga Real Oviedo, që pas rikthimit në elitën spanjolle pas 24 vitesh, ka vendosur të shkarkojë Veljko Paunovic më 9 tetor dhe të rikthejë Luis Carrion, i cili kishte drejtuar skuadrën midis shtatorit 2023 dhe qershorit 2024.

Serie A është i vetmi kampionat nga Top 5 europiane ku nuk ka pasur ende asnjë ndryshim trajneri këtë sezon.

Ndryshimet e fundit në stolat e klubeve kryesore europiane:

BUNDESLIGA

Bayer Leverkusen:

1 shtator – shkarkuar Erik ten Hag

8 shtator – emëruar Kasper Hjulmand

Borussia Mönchengladbach:

15 shtator – shkarkuar Gerardo Seoane

15 shtator – emëruar (përkohësisht) Eugen Polanski

LA LIGA

Oviedo:

9 tetor – shkarkuar Veljko Paunovic

9 tetor – rikthyer Luis Carrion

LIGUE 1

Monaco:

9 tetor – shkarkuar Adi Hütter

12 tetor – emëruar Sébastien Pocognoli

PREMIER LEAGUE

Nottingham Forest:

9 shtator – shkarkuar Nuno Espirito Santo

9 shtator – emëruar Ange Postecoglou

18 tetor – shkarkuar Ange Postecoglou

21 tetor – emëruar Sean Dyche

West Ham:

27 shtator – shkarkuar Graham Potter

27 shtator – emëruar Nuno Espirito Santo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?