Panucci flet pas humbjes së rëndë ndaj Skocisë: Është i gjithi faji im, gabova me zgjedhjet

Trajneri Christian Panucci ka marrë të gjitha përgjegjësitë e humbjes së rëndë 4-0 ndaj Skocisë.

“Gjithçka shkoi shumë keq, pësuam gol që në goditjen e parë. Më pas u ndëshkua edhe Mavraj me karton të kuq, duke na dhënë një goditje të rëndë.

Ka pak për të thënë për sot, futbollistët luajtën pa zemër. Çdo gjë është faji im, zgjedhjet e mia ishin të gabuara, ndaj unë i marrë të gjitha përgjegjësitë e kësaj humbjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ke motiv për të vazhduar? Absolutisht po. Kjo ishte negative. Jam i bindur që kam një ekip të mirë, sot e gjithë ndeshja doli jashtë kontrollit. Unë besoj se kjo skuadër ka mundësi për të bërë mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

A ndiheni i tradhtuar nga lojtarët? Jo, sot ishte faji im, jo i tyri. Unë gabova me zgjedhjet e mia. Kam një raport shumë të mirë me futbollistët, ndaj është i gjithi faji im.

Ofendimet e tifozëve? Ata kanë të drejtë. Më mirë që më kritikuan mua se futbollistët. U mundova që të bëja një zgjedhje të mirë, por nuk arritëm”, deklaroi Panucci pas ndeshjes. /Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?