Panucci komenton shortin në Dublin: Mund të shkonte më keq, do provojmë …

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka folur menjëherë pas shortit të hedhur në Dublin të Irlandës. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij duhet të luftojë për vendin e dytë, pasi Franca është favoritja kryesore. Shqipëria do të ketë në grup Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorën.

“Mund të shkonte më mirë më keq, por ne e pranojmë. Do të bëjmë të pamundurën. Franca është favoriti kryesor. Shanset për kualifikim? Gjëja më e rëndësishme për ne është të rikuperojmë lojtarët. Nëse nuk kam lojtarët nuk do të kem rezultate. Në Shqipëri nuk interesohen për gjendjen e lojtarëve, vetëm për rezultatin.

Rivalët? Ne duhet të shkruajmë historinë dhe duhet të luftojmë për të fituar. Shpresojmë që të kem të gjithë lojtarët gati. Uroj që të kemi lojtarët dhe të kemi zgjedhje. Do provojmë të dalim të dytët, pasi Franca është favorite. Do të luftojmë me Turqinë dhe Islandën”, deklaroi Panucci.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?