Panucci: Shqipëria gjysmë vetëvrasje, stoli më i vështirë në Europë!
Christian Panucci nuk arriti që të tregonte vlerat e tij në krye të Shqipërisë, duke arritur shumë negative që sollën edhe shkarkimin e tij. Strategu italian së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke u shprehur se aventura me kuqezinjtë është një nga bankinat më të vështira në Europë.
“Kur shkova unë, skuadra ishte e katërta në grupin e kualifikueseve për Kupën e Botës 2018, në fund arritëm të tretët. Shqipëria është një vend shumë i komplikuar. Pas vitit 2016 ishte një nga bankinat më të vështira në Europë. Vinin pas Europianit të luajtur për herë të parë, duke pranuar ta merrje këtë detyrë, ishte një gjysmë vetëvrasje sepse do të ishte e vështirë të kualifikohesh.
Në kualifikueset e Europianit ishim në vendin e katërt, arritja në të tretën do të ishte një arritje e madhe, të dytët një mrekulli. Por isha i lumtur: ishte një përvojë fantastike, kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare lëshoi deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai veproi si president dhe nuk ndërhyri për asgjë. Ai më lejoi të punoja.
Kur e nis te Livorno dhe Ternana dhe shkon në Shqipëri, duhet të punosh shumë. Atje nuk kisha shumë kohë për të punuar, kështu ndodh me kombëtaret. Më pas nëse është një skuadër e nivelit të katërt, gjithçka komplikohet. Jam krenar për raportet që kam krijuar me futbollistet në këto tre eksperienca, flasim dhe më kërkojnë këshilla. Kjo është gjëja më e bukur”, deklaroi Panucci. /R.Lika-Koha Jone/