Paolo Maldini “fshihet” pas miliarderit tajlandez Mister Bee, tek Milan

Paolo Maldini përgatitet për rikthimin e tij te Milan, duke mbështetur kandidaturën e blerësit tajlandez , Mister Bee nëpërmjet një mesazhi të qartë në profilin e tij “Facebook”.  – “E ardhmja është pas porte, mos kini frikë ta jetoni”. E ardhmja në rastin e tij është ajo e Mister Bee, njeriut që po punon për blerjen e klubit kuqezi dhe që të dielën e ardhshme do të jetë në Milano për të mbyllur akordin. Tashmë mbeten edhe pak ditë dhe do të mësohet e vërteta me tifozët e Milan, që do të njihen me fatin e klubit që është udhëhequr në 30 vitet e fundit nga Silvio Berlusconi. Në fakt për Milanin po zhvillohet një garë aziatike pasi në konkurrencë me manjatin tajlandez janë edhe Richard Lee, ndërmjetësin e një grupi kinez. Bee Taechabol nga ana e tij synon ti besojë imazhin e Milan kapitenit të dikurshëm, Paolo Maldini që gëzon natyrshëm simpatinë e tifozëve. – “Mos kini frikë të jetoni të ardhmen”, janë një mesazh i qartë, me Mister Bee që është gati të bëjë të tijën paketën e mazhorancës së aksioneve të klubit. Flitet për një kuotë prej 60 deri në 70% të aksioneve deri në fund të vitit. E sigurtë është se vizita e tij në Milano të djelën e ardhshme do të shërbejë për të hedhur qartësi për të ardhmen. Ekspertët e tajlandezit, ashtu si edhe ata të grupit kinez, kanë vlerësuar gjithçka, llogaritë dhe bilancet dhe kanë gati ofertën vendimtare për Berlsuconin. Fundi i prillit do të jetë momenti i së vërtetës për Milan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?