“Paqe” mes Tiranës dhe Partizanit, Skënderbeu – 2 pikë nga kreu

 

Mbyllet pa gola derbi i 144-t mes dy skuadrave kryeqytetase, Tiranës dhe Partizanit.

Në tapetin e blertë të “Selman Stermasit”, Tirana synonte fitoren për t’u afruar me kryesuesit, ndërsa Partizani që të ruante diferencën me katër pikë nga ndjekësi më i afërt, Skënderbeu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ndeshje me nivel nën mesatar të lojës, me raste të pakta dhe pa gola në portat respektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, në dy-tre raste shpëtoi ekipin  nga goli.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua po sot mes Bylis dhe Teutë, vendasit fituan 2-1, në kohë shtesë. Ardit Hoxhaj shënoi në pjesën e parë dhe i dha tre pikë skuadrës së tij në sekondat e fundit, pasi miqtë nga Durrësi barazuan shifrat në 1-1, gjatë pjesës së dytë.

Tre ndeshjet e tjera të javës u zhvilluan të djelën.  

 

TIRANA-PARTIZANI  0-0

TIRANA: Ed.Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Karabeci (Muzaka 89′), Muça, Lika, Kërçiku, Fukui (Malaj 77′), El.Bakaj. Trajner: Ilir Daja

PARTIZANI:Hoxha, Krasniqi, Vrapi, Ibrahimi, Kalari, Fejzullahu, Daja, Trashi, Batha, Mazrekaj (Fazlliu 74′), Sukaj (Raçiç 59′).

Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Ergin Doda, Denis Rexha

Kartonë të verdhë: Hoxhallari 37′ / Kalari 16′, Vrapi 90+4′

 

Java e 15 –të – Kategoria Superiore

Skënderbeu-Laçi               4-0

Tërbuni-Flamurtari            1-0

Kukësi-Vllaznia                  1-0

7 dhjetor

Bylis-Teuta                         2-1

Tirana-Partizani                 0-0

Klasifikimi: Partizani 39, Skënderbeu 37, Teuta 27, Kukësi 26, Tirana 21, Laçi 18, Bylis 12, Flamurtari 10, Tërbuni 10, Vllaznia 8 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?