Paqe në Durrës, por Skënderbeu kthehet në Korçë më i fituar se Partizani
Sot në “Niko Dovana” të Durrësit
Partizani-Skënderbeu 0-0
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Vrapi, Cuculi, Batha, Trashi, Vila (Shabani 83′), Mazrekaj (Ibrahimi 78′), Nexhipi (Bylykbashi 72′), Raçiç. Trajner: Shpëtim Duro
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Arapi, Abazi, Shkëmbi, Nimanga, Lilaj, Progni, Berisha (Latifi 82’), Martins (Stojkov 90’). Trajner: Mirel Josa
Kartonë të verdhë: Raçiç 7’, Mazrekaj 32’/ Berisha 28’, Progni 34’, Nimanga 35’
Gjyqtar: Kridens Meta
Partizani-Skëndërbeu 0-0
Partizani dhe Skënderbeu ndahen në paqe mes tyre, në Durrës, dhe ndajnë nga një pikë, duke mbetur tre pilë larg dy kryesuesve, Tiranës dhe Kukësit, pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 21-të, në Kategorinë Superiore. Partizani-Skënderbeu u zhvillua pasditen e sotme në “Niko Dovana”, në prani të një numri të madh tifozësh nga kryeqyteti, por për shkak të dëborës që ra në Korçë munguan një pjesë e mirë e tifozëve të Skënderbeut
Pjesa e parë
Skënderbeu përpiqet të kontrollojë topin në minutat e para duke rrezikuar. Megjithatë, Partizani mbyll hapësirat. Topi qarkullohet më shumë në mesfushë, ku edhe ka përplasje të forta mes futbollistëve. Vlen të theksohet që në 30 minutat e para të takimit, arbitri kryesor i ndeshjes, sinjalizoi për rreth 20 faulle duke e ndërprerë vazhdimisht lojën. Partizani ashtu edhe Skënderbeu tregohen të kujdesshëm në prapavijë, duke mos lejuar shumë hapësira kundërshtarit. Kjo lloj strategjia ndikoi që me kalimin e minutave rezultati të mos ndryshonte. Gjyqtari i takimit, Kridens Meta dënoi gabimisht Mazrekajn me karton të verdhë për një faull ku realisht duhej ndëshkuar Cuculi, i cili ishte edhe lojtari që e shkaktoi atë. Por ky gabim do t’i kushtojë kosovarit Mazrekaj, mungesën ndaj ekipit të Kukësit, në përballjen e javës së 22-të që do të luhen në stadiumin “Ymer Zeqiri”. Rasti i parë në këtë takim do të vinte në minutën e 39′ kur Vangjeli fut një kros në zonë dhe Martins godet me kokë , por portieri Alban Hoxha është në pozicion dhe pret topin. Vetëm 2 minuta më vonë kundërpërgjigjet Partizani me Emiliano Vilën, por Shehi devijon topin në goditje këndi. 0-0, pjesa e parë.
Pjesa e dytë
Skënderbeu futet në fushë më i freskët dhe shfaqet kërcënues, kur në 47’ Shkëmbi gjuan nga një distancë rreth 20 metra, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Vetëm 2 minuta më vonë, Nimaga ka një rast ideal, por i vetëm përballë Alban Hoxhës ngatërrohet me këmbët e tij dhe nuk shënon. Fejzullahu gjuan fuqishëm me të majtën pak minuta më vonë, topi përfundon jashtë .Të kuqtë shfaqen më të rrezikshëm dhe më kërkues në minutat e mbetura për të gjetur fitoren me Fejzullahun, i cili rrezikon sërish. Në minutën e 65-të, Skënderbeu gjen golin me Radas, por ishte ndalur loja më herët për një faull të shkaktuar në zonë nga ana e gjyqtarit. Vila gjuan me kokë, duke iu afruar golit pak minuta më vonë, por topi përfundon jashtë. Në 87’, Shabani ka një mundësi mjaft të mirë pasi merr një top nga Raçiç, por e dërgon topin mbi traun e portës së mbrojtur nga Shehi. Rasti i fundit i ndeshjes shënohet nga Skënderbeu, me maqedonasin Stojkov, i sapo futur në lojë, i cili godet rrezikshëm me kokë, por Hoxha pret në pozicion. Ishte rasti i fundit, por si çdo rast tjetër, nga të dyja ekipet nuk solli golin e pritur nga tifozët dhe kështu, krye-ndeshja e javës së 21-të mbyllet në barazim pa gola. Ndoshta më i fituar del Skënderbeu që rikthehet javës tjetër në Korçë, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Kukësit ku do të luajë ndaj ekipit që kryeson me Tiranën aktualisht dhe ku i duhet të shmangë medoemos humbjen.
Kategoria Superiore
Java e 21-të
Ndeshjet e tjera
Laçi-Kukësi 2-1
Elbasani-Teuta 1-0
Vllaznia-Tirana 0-1
Flamurtari-Apolonia 1-0
Klasifikimi
Tirana 44
Kukësi 44
Skënderbeu 41
Partizani 41
Laçi 32
Flamurtari 28
Vllaznia 23
Teuta 19
Elbasani 12
Apolonia 9
KOHA JONË SONDAZH

