Para sfidës me Apoloninë, Shpëtim Duro: Ka ekipe që tolerojnë, por jo trukime!

Partizani këtë fundjavë do të përballet me Apoloninë në Fier, në një transfertë të vështirë, për faktin se vendasve nuk iu lejohet të gabojmë më. Një humbje apo qoftë edhe një barazim do të shuante ndoshta çdo shpresë mbijetese. Të besuarit e  trajnerit Shpëtim Duro, në rast se nuk arrijnë fitoren, rrezikojnë të shkëputen me kreun, që mbahet nga Kukësi, ekip që ka aktualisht 4 pikë më tepër se të kuqtë. Partizani rikthehet në transfertën e dytë, por pas polemikave që e shoqëruan një javë më parë, kur barazoi 1-1 në Laç dhe u kontestua nga tifozët e vet, për shkak se dyshuan mbi një rezultat që ishte i  përcaktuar më parë. Megjithatë, një ditë para ndeshjes së radhës me Apoloninë, trajneri Shpëtim Duro thotë se mendon për të ardhmen dhe pikërisht për pikët maksimale që duhet të arrihen në Fier. – “Ne kemi dy muaj që bëjmë fazë përgatitore për pjesën e dytë të garës. Në Laç duhej të kishim fituar. Por nuk më intereson më ndeshja me Laçin. Jemi të përqendruar tek e ardhmja, “ – shprehet ai.

Apolonia

Kundërshtari i radhës njihet mirë nga Partizani, për shkak të disfatës së para disa muajve në Fier, në përballjen e parë me Apoloninë, 1-0.  – “Çdo ndeshje është e vështirë dhe këtu fus edhe ndaj Apolonisë që ka kualitete në përbërje. E kam ndjekur edhe me Tiranën dhe ka bërë një ndeshje të mirë. Nëse duam të arrijmë objektivat duhet që të mos gabojmë,” – shprehet më tej Duro.  Gjendja e skuadrës së Partizanit nuk është optimale me fillimin e pjesës së dytë të garës. Kjo u vu re në përballjen e kaluar në Laç, ku skuadra kryeqytetase nuk shkoi më larg se barazimi 1-1. Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro thekson se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre. –“Kemi lojtarë të organikë për të rikuperuar të dëmtuarit. E rëndësishme është që skuadra gëzon një gjendje të mirë.”  I pyetur në lidhje me një afrim të mundshëm në sulm, ndërkohë që merkatos së dimrit po i vjen fundit, trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, ritheksoi se kërkon një sulmues me karakteristikat që ai dëshiron dhe jo që të jetë një “emër anonim”. Sebino Plaku është lakuar shpesh herë kohët e fundit si një emër i mundshëm i cili mund të bëhet pjesë e të kuqve, por trajneri i kryeqytetasve thotë se nuk ka asnjë kontakt me lojtarin në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trukimet

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro dha edhe një mendim edhe për pjesën e dytë të sezonit, duke e pranuar se skuadrat që do të mbeten jashtë objektivave mund të ndikojnë në betejën për trofeun. Kësisoj, nëse Elbasani dhe Apolonia munden sërish, të tjerat që nuk mund të garojnë me katër ekipet pretendente për titull, ka gjasa ta kthejnë pjesën e dytë të garës, në një estradë të vërtetë.   Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, mbi këtë çështje,  thekson: – “Këtu nuk flitet për trukime, por kur shumë skuadra dalin jashtë objektivave, atëherë tolerojnë. Shpresoj që të mos ketë të tilla, por është e vështirë sepse nuk kanë motivim.” Megjithatë, komedia në futbollin shqiptar bëhet qesharake, pasi skuadrat nuk dinë as të aktrojnë, duke u bërë shpesh gazi i botës. Për shumë tifozë, është e qartë se edhe ekipet e mëdha në ligat kryesore të kontinentit tolerojnë, megjithatë, nuk veprojnë në mënyrë amatoreske, si në Shqipëri. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?