Parisi në alarm, rrezikohen përleshje mes tifozëve të Milanit dhe atyre të PSG e Napolit

Ndeshja PSG-Milan, e planifikuar për nesër në mbrëmje në “Parc des Princes”, do të jetë shumë e rëndësishme për grupin F të Champions League, por jashtë fushave të lojës mund të ketë trazira.

Në Francë kjo sfidë cilësohet me rrezikshmërinë e nivelit 3, që do të thotë autoritetet kanë frikë nga problemet e rendit publik dhe kjo gjë, sipas “L’Equipe”, pritet të ndodhë nga përplasjet e mundshme mes tifozëve kuqezi dhe napolitanëve, të ftuar nga ultrasit e Paris pasi tashmë janë një grupim i binjakëzuar.

“Në Paris priten 2000 tifozë të Milanit, duke përfshirë 500 ultras. Nuk ka konflikte të veçanta mes atyre të Milanit dhe të PSG-së, por ultrasit e klubit francez kanë ftuar ultrasit napolitanë, me këta të fundit që nuk i kanë marrëdhëniet e mira me tifozët milanez dhe kjo gjë ka bërë që autoritetet publike të zgjohen”, raporton “L’Equipe”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?