Partizani dhe Egnatia ndahen në “paqe”, Gjoka ndal Tiranën
Partizani dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në kryeqytet.
Mba i dha avantazhin të kuqve në minutën e 34-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Partizani i shkoi shumë afër fitores, por u barazua në minutën e 90-të. Bakayoko, pas një topi të mbetur në zonë shënoi me roveshatë.
Me këtë barazim, Partizani mban vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Egnatia renditet në vendin e tretë me 27 pikë.
Në sfidën tjetër, trajneri Ernest Gjoka, debutoi me barazim pa gola te Skënderbeu, në sfidën ndaj Tiranës. Në Korçë, ishte një ndeshje e vakët dhe me raste të pakta për shënim nga të dyja ekipet.
Skënderbeu mban vendin e parafundit në renditje me 14 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e shtatë me 17 pikë.