“Partizani” do ndeshet me ekipin rus, “Krasnodar”

Krasnodar e Rusisë do të jetë kundërshtari i 15-të herë kampionëve të vendit në raundin play-off të Europa League.

Shorti i hedhur sot në Nion nga UEFA ka përcaktuar edhe ekipin rus me të cilin të kuqtë do të përballen në këtë fazë të këtij kompeticioni. Takimet e play-off do të luhen në datat 18 dhe 25 gusht.

Në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme Partizanin i ka dal një problem serioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia nuk njeh Kosovën dhe nuk lejon që drejt shtetit të saj të udhëtojnë shtetas me pasaportë kosovare raporton Syri.net

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke parë këtë situatë Partizani ka në përbërje të tij 3 lojtar formacioni nga Kosova si Labinot Ibrahimi, Gëzim Krasniqi dhe Ylber Ramadani.

Këta lojtar nëse nuk janë pajisur me pasaportë shqiptare nuk lejohen që të futen ën Rusi për ndeshjen e 18 Gushtit me pasaportë kosovare.

Ky problem është një shqetësim serioz për partizanin që duhet të mobilizohet për ti nxjerr vizë të posaçme 3 lojtarëve nga Kosova.

Nuk ka konfirmim nëse drejtuesit e Partizanit janë në dijeni për këtë fakt por ajo që ju ngelet është të marrin masat sa më shpejtë për të garantuar udhëtimin e Ibrahimit, Krasniqit dhe Ramadanit drejt Rusisë së bashku me skuadrën.

13882121_534564203404647_7974423168509828123_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?