Partizani feston 80 vite histori, trofe dhe lavdi në futbollin shqiptar
Partizani feston sot 80-vjetorin e themelimit, një përvjetor jubilar për një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme të futbollit shqiptar. I krijuar më 4 shkurt 1946, klubi i kuq ka qenë për dekada një protagonist absolut në skenën kombëtare, duke ndërtuar një histori të pasur me suksese, emocione dhe pasion të pandërprerë.
Gjatë këtyre tetë dekadave, Partizani ka shkruar faqe të arta në sportin shqiptar, duke u shpallur 17 herë Kampion i Shqipërisë, fitues i 15 Kupave të Shqipërisë, 3 Superkupave dhe një Kupe Ballkanike, një trofe me peshë edhe në arenën ndërkombëtare.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit dhe futbollit shqiptar, FK Partizani është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Me një nga tifozeritë më të mëdha dhe më besnike në vend, klubi i kuq vazhdon të jetë simbol historie, tradite dhe krenarie për sportin shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

