Partizani fitoi kryendeshjen, Goli i Salihit bën xhiron e botës

 

Partizani është i vetëm në krye të Kategorisë Superiore pasi mundi 2-1 kampionët në fuqi të Skënderbeut, në ndeshjen më të rëndësishme por dhe spektakolare të javës së 8-të.

Dy lojtarë mbrojtës, Krasniqi dhe Ibrahimi, me golat e tyre i dhanë 3 pikët skuadrës së Starovës, si për të treguar se kjo skuadër nuk është e varur vetëm prej Sukajt, që për të parën herë nuk arriti të shënojë në një ndeshje të Superiores. Gjithsesi një magji e dhuroi dhe Skënderbeu me Salihin, që me një gol fantastik ndaj Partizanit “shleu” gabimin dhe kartonin e kuq të marrë në Lisbonë. Fillimi ndeshjes ishte i denjë për një përballje mes dy kryesuesish. Në të 8-tën, Hamdi Salihi realizoi ndoshta golin e vitit në Superiore me një roveshatë për t’u vendosur në kartolinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani në të 23-tën barazoi, kur Gëzim Krasniqi i dhuroi gëzim tifozëve të tij me një gol të shënuar me kokë e këmbë bashkë.  gjithsesi golat e Partizanit dje në mbrëmje duket se nuk ishin për sulmuesit, pasi një tjetër mbrojtës si Labinot Ibrahimi me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës i dha përmbysjes Partizanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krye-ndeshja u mbyll 2-1 për Partizanin që mundi pikërisht skuadrën me të cilën ndante kreun për të qenë tashmë kryesues i vetëm i Superiores.

Goli i Hamdi Salihit po bën xhiron e botës.

Sulmuesi më i mirë në botë, i llojit Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Zllatan Ibrahimoviç etj.

Për tifozët nuk lë rrugë tjetër, përveçse ta shijosh dhe ta duatrokasësh.

Këtë gjë bënë edhe mbështetësit e kuq, pavarësisht se goleadori shkodran realizoi në portën e tyre.

E bukura mbetet e bukur për syrin e cilitdo, ndaj s’ke çfarë t’i bësh. Para një euro-goli të tillë nuk mund të rrinte pa shkruar diçka edhe prestigjiozja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”. Kjo e fundit e ka hedhur super-golin e Salihit në faqen e vet zyrtare të Facebook, të shoqëruar me statusin: “Ai është Hamdi Salihi, çfarë goli i madh në Kategorinë Superiore Shqiptare!”

Nëse rikthehemi në kujtesë, mund të konstatojmë se kjo “markë” goli nuk është e para për Hamdi Salihin. Një të tillë e ka shënuar edhe në stadiumin “Loro Boriçi”, kundër kombëtares së Malit të Zi, në ndeshjen miqësore të gushtit 2011, por edhe në kampionatin iranian (tri videot e golave, bashkëshoqërojnë këtë shkrim). E njëjta “arkitekturë”, i njëjtit realizim. Topi që vjen nga e djathta në formë gjysmë-krosi, ndërsa Salihi, me kurriz nga porta kundërshtare, ngrihet në roveshiatë dhe “qëndis” super-gol. Pra, vitet ikin, por goleadori shkodran nuk e harron “zanatin”. Ai mbetet një ndër shënuesit më të mirë të futbollit shqiptar, çka e ka treguar kudo ku ka luajtur, brenda e jashtë vendit.

 Këtë verë u kthye në kampionatin shqiptar, duke iu bashkangjitur Skënderbeut. Në kualifikueset e Ligës së Kampioneve, Salihi shënoi 5 gola. Në kampionatin kombëtar, në 8 javët e para, shkodrani ka po kaq gola, duke mos iu ndarë bashkëqytetarit të tij te Partizani, Xhevahir Sukaj, me 7 gola. Që në fillimin e këtij edicioni, Sukaj e ka thënë se “Këpuca e Artë” e Superiores do të shkojë për një shkodran, mes tij dhe Salihit. Të presim e të shohim, por mbrëmë ai euro-gol i “Andushit” i tejkaloi kufijtë e “Qemal Stafës”, të Shqipërisë, duke përfunduar në faqet e “La Gazzetta dello Sport”, e prej saj ndoshta në listën e golave më të bukur të javës në ligat e kontinentit tonë.

 

Kategoria Superiore

Java e 8-të/ Dje

Partizani – Skënderbeu                2-1

Laçi-Teuta                                    2-2

Flamurtari-Bylis                            0-0 

Vllaznia-Tirana                             1-1

Kukësi-Tërbuni                            1-0

 

Klasifikimi

Partizani          22

Skënderbeu   19

Kukësi            16

Teuta              14

Tirana             10

Laçi                 10

Flamurtari        9

Vllaznia             5

Tërbuni             3

Bylis                  2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?