Partizani fiton Kupën e Shqipërisë U-17

Partizani është fituesi i Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-17, pasi mundi në finale Apoloninë U-17 me rezultatin 3-1. Partizani vulosi fitoren në fundin e takimit me Dion Vatën, i cili realizoi golin e tretë.

Në përfundim të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF. Drejtori i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, shpërndau medaljet për të dyja ekipet dhe i dorëzoi trofeun Partizanit U-17.

Një sezon shumë i suksesshëm për të kuqtë, që mbyllet me fitimin e dy titujve më të rëndësishëm për grupmoshën U-17; titullin kampion U-17 dhe Kupën e Shqipërisë U-17.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?