Partizani fiton në Vlorë dhe prek titullin, Hasani “shpëton” Tiranën (VIDEO)
Partizani është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat pas dy barazimeve radhazi. Të kuqtë triumfuan 2-0 në transfertën ndaj Flamurtarit. Skuadra e Gegës kaloi në avantazh që në minutën e 27-të, me Asanin, i cili fillimisht u ndal nga Koliçi dhe më pas në tentativën e dytë arrin që të shënojë. Në fillimin e fraksionit të dytë, Duka jep topin në zonë për Mensah i cili realizon golin e sigurisë, teksa pjesa e mbetur e takimit do të ishte shumë e thjeshtë për ekipin kryeqytetas. Një minutë nga fundi Cinari shënoi golin e tretë për ekipin e tij që gjendet në vendin e parë me 65 pikë, 10 më shumë se Kukësi, dhe tashmë i duhet dhe një fitore për ta siguruar titullin matematikisht.
Tirana ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut, duke hedhur një hap për mbijetesën. Bardheblutë mbeten me 10 lojtarë në minutat e fundit, pas dëmtimit të Odumandit, por në minutën e parë shtesë Hasani arrin që të shënojë një gol me shumë peshë për ekipin e tij.
Laçi ka arritur që t’i marrë një barazim 1-1 Kastriotit. Goli i Markut nuk i ka mjaftuar krutanëve, që befasohen në minutën e dytë shtesë nga Lushkja. Ndeshja tjetër Teuta-Luftëtari u mbyll pa gola.

KOHA JONË SONDAZH

