Partizani fitore dramatike ndaj Vllaznisë, 5 gola në Shkodër dhe penallti në fund
Partizani ka marrë një fitore spektakolare në transfertë, duke mposhtur Vllazninë 3-2 në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit, e vlefshme për javën e tretë të Superiores.
Të kuqtë e nisën vrullshëm sfidën dhe zhbllokuan rezultatin që në minutën e 5-të. Fadairo realizoi një supergol, duke i dhënë avantazhin Partizanit. Vllaznia reagoi dhe barazoi në minutën e 22-të, pas një autogoli të Vatës.
Partizani nuk u dorëzua dhe në fundin e pjesës së parë gjeti sërish avantazhin. Aliu shënoi golin e dytë për kryeqytetasit, duke i dërguar në pushim në epërsi.
Në pjesën e dytë, shkodranët barazuan përsëri. Musta përfitoi nga një pasiguri në prapavijën e Partizanit dhe në minutën e 58-të vendosi shifrat 2-2.
Drama e vërtetë erdhi në fund. Partizani fitoi një penallti, por Sidibe nuk arriti ta mposhtë Avramin. Megjithatë, 11-metërshi u përsërit për shkak të hyrjes së parakohshme të Mustës në zonë.
Në ekzekutimin e dytë, Hjuman nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i siguruar Partizanit fitoren 3-2.
Pas kësaj fitoreje, Partizani ngjitet në vendin e katërt me 4 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e teta me 2 pikë dhe vijon të jetë pa fitore pas tri javësh.
KOHA JONË SONDAZH

