Partizani fitore spektakolare ndaj Teutës nga 0-2 në 3-2, Elbasani mund Egnatian

Java e 11-të e Abissnet Superiores u mbyll me dy ndeshje plot emocione. Në “Niko Dovana”, Teuta nuk arriti të ruajë avantazhin 2–0 të pjesës së parë dhe u mposht 2–3 nga Partizani në një nga ndeshjet më të bukura të sezonit.

Teuta 2–3 Partizani: përmbysje e çmendur në Durrës

Teuta e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte: në minutën e 32-të, pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë shembullore, Toli asistoi për Fadairon, i cili çoi një top të mprehtë në zonë. Aty Joel Macolli finalizoi me një goditje të pastër, duke sjellë festë të madhe në tribunë. Vetëm pak minuta më pas, në të 39-tën, Ardit Toli dyfishoi avantazhin me një gol të rrallë direkt nga goditja e këndit, duke e çuar Teutën në pushim me rezultatin 2–0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë ishte një film më vete. Në minutën e 58-të, debutuesi kolumbian i Partizanit, Diego Contreras, shënoi me kokë pas asistit të Altin Bytyçit, duke ngushtuar diferencën. Vetëm dy minuta më vonë, Teuta pati mundësinë të rikthente avantazhin e dyfishtë, por penalltia e Sebastian Gonzales përfundoi në shtyllë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundërpërgjigja e të kuqve erdhi në minutën e 66-të, kur sërish Contreras shtyu në rrjetë topin e ardhur nga Buxhelaj, duke vulosur barazimin 2–2. Megjithatë, protagonisti i Partizanit u përjashtua me karton të kuq në minutën e 76-të, pasi mori dy të verdha brenda pak minutash.

Kur dukej se Teuta do të shfrytëzonte epërsinë numerike, ngjarja e minutës së 86-të ndryshoi gjithçka. Pas një faulli të Tol-it ndaj Atanaskoskit, arbitri akordoi penallti për Partizanin, dhe Rrok Toma u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke përmbysur gjithçka dhe duke vulosur fitoren 3–2 për të kuqtë.

Elbasani 1–0 Egnatia: Tsague vendos duelin e kreut

Në “Elbasan Arena”, sfida direkte mes dy pretendentëve u vendos nga një episod i vetëm. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Egnatia e vuri veten në vështirësi në fillim të pjesës së dytë, kur Guillem Jaime u përjashtua me karton të kuq si lojtar i fundit ndaj Karim Loukili.

Me superioritet numerik, Elbasani e shtoi presionin dhe në minutën e 66-të gjeti golin vendimtar. Loukili harkoi saktë në zonë dhe Blaise Tsague goditi me kokë, duke dërguar topin në rrjetë dhe tre pikët në kasafortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?