Partizani gjen fitoren, Dinamo mund Bylisin

Partizani ka triumfuar 1-2 në transfertë ndaj Skënderbeut, pas dy humbjeve radhazi. Kjo duke marrë një fitore, e cila blindon vendin e katërt.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin e korçarëve. Në të dytën, Partizani gjeti forca për të kthyer rezultatin.  Në fillim ishte Kote që barazoi, ndërsa goli i fitores erdhi në shtesë me anë të Eleke.

Kurse Dinamo mori një fitore relativisht të lehtë ndaj Bylisit me rezultatin 3-1. Pas këtyre dy takimeve, Egnatia vijon të jetë në krye me 52 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?