Partizani gjen fitoren, ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë

Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore, Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, pas tre barazimeve radhazi. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 0-2 ndaj Egnatias. Ismaili i dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 60-të Bintsouka, shënoi golin e dytë, për të vulosur sfidën. Minutat e mbetura, u menaxhuan nga Partizani, për të marrë tre pikë të rëndësishme. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Egnatia zbret në vendin e tretë me 11 pikë.

SHKARKO APP