Partizani godet me Atanda, nigeriani i Apolonisë vishet i kuq

 

Nuk ka vonuar shumë, vetëm një ditë pas  mbylljes së vitit kalendarit të futbollit, dhe Partizani bën goditjen e radhës në merkato. Sotiq Atanda arrin akordin me Partizanin. Lajmi është zyrtar dhe është komunikuar pak çaste më parë nga klubi i kuq, teksa ish-futbollisti i Apolonisë është prezantuar me fanellën e kryeqytetasve.    

Klubi i Partizanit njoftoi se është arritur marrëveshja paraprake me Sotiq Atandën, 22 vjeç, i cili aktivizohet edhe me ekipin kombëtar U-23 të  Nigerisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani e mbylli  me dy humbje pjesën e parë të këtij sezoni, duke zbritur në vend të dytë, tre pikë pas kryesuesve të Skënderbeut. Por me përforcimet e muajit janar kërkon të fitojë titullin kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atanda është mbrojtës dhe shihet lojtar me perspektivë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?