Partizani heq dorë nga titulli, shifrat favorizojnë Skënderbeun
Partizani i drejtuar nga Shpëtim Duro, një mrekulli mund ta shpallë kampion të Shqipërisë. Në përfundimit të sfidës me Kukësin, Shpëtim Duro u shpreh qartë se Partizani është në garë për një vend në Europa League, pra nga sulmi për titullin, të kuqtë kanë kaluar në mbrojtje të zonës europiane, që për ironi të fatit i kërcënohet nga një kundërshtar, të cilën e toleroi në Kupën e Shqipërisë. Distanca mes Partizanit dhe Laçit në Superiore është vetëm 3 pikë, por kalendari i sfidave të mbetura favorizon skuadrën e Armando Cungut, që përballjen më të vështirë ka atë të fundjavës me Tiranën në “Qemal Stafa”, ndërsa të kuqtë pas transfertës me Teutën në fundjavë i pret derbi i zjarrtë me bardheblutë.
Sakaq, Skënderbeu kryeson dhe është në garëvb për tiullin e pestrë radhazi kampion. Pesë javë përpara fundit Skënderbeu udhëheq i vetëm kampionatin, 3 pikë larg dyshes Kukësi-Tirana, rivalë me të cilët do të përballet në transfertë. Që në start, korçarët ishin pretendentët kryesorë për titullin, dhe tashmë përveç kreut kanë dhe rekordet e shifrave në favor. Formacioni i drejtuar nga Mirel Josa ka grumbulluar 66 pikë duke regjistruar deri më tani mbrojtjen dhe sulmin më të mirë të kampionatit. 16 golat e pësuara nga bardhekuqtë janë shifra më e ulët në këtë sezon, një rekord që e ndajnë me ekipin e Lacit pasi edhe djemtë e Cungut kanë të njëjtën shifër golash të pësuar. Ndërkohë sulmin më të mirë kampionët e kanë të vetëm me 49 gola të realizuar, një më shumë se Kukësi i vendit të dytë.
Në sinkron me këto rekorde janë edhe ato të fitoreve dhe humbjeve në kampionat, pasi 20 sukseset e deritanishme shoqërohen me 5 humbje, shifrat rekord të deritanishme. Një tjetër rekord pozitiv për Skënderbeun janë dhe pikët e grumbulluara në shtëpi, plot 42 pas 16 javëve të luajtura, ku fortesa korçare nuk është thyer ende. Përpara publikut kampionët kanë regjistruar 13 fitore dhe 3 barazime për një golavarazh 37-7. Plot 16 janë futbollistët e Skënderbeut që kanë gjetur rrugën e rrjetës këtë sezon, edhe ky një rekord në këtë kampionat, teksa për herë të parë në këto sezonet e fundit korçarët nuk kanë një golashënues në 7 më të mirët e kampionatit.
Për skuadrën e Mirel Josës janë plot 8 të kuqe të treguara gjatë këtij sezoni, një rekord negativ për një skuadër që në të shkuarën ishte një nga formacionet më të rregullta në fushën e lojës. Një tregues i një skuadre agresive në fushën e lojës që kërkon titullin e 5 radhazi, për të vulosur me një rekord të gjitha rekordet sezonale.
Kategoria Superiore
Java e 31-të/ Të shtunën
Partizani – Kukësi 1-1
Skënderbeu-Apolonia 1-0
Vllaznia-Flamurtari 1-1
Elbasani -Tirana 1-3
Të premten
Laçi-Teuta 1-0
Klasifikimi
N Gv P
Skënderbeu 31 +33 66
Kukësi 31 +27 63
Tirana 31 +21 63
Partizani 31 +12 60
Laçi 31 +21 57
Flamurtari 31 -4 35
Vllaznia 31 -8 34
Teuta 31 -19 26
Apolonia 31 -37 19
Elbasani 31 -46 13
KOHA JONË SONDAZH

